
Fshesa ‘Rama’ vijon të prekë edhe bashkitë e tjera të vendit. Pas Vlorës dhe Fierit, ashtu siç e kishte paralajmëruar, Rama mbërriti në Durrës për një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.
Takimi vjen pas ultimatumit të dhënë për lirimin e hapësirave publike, si dhe me dorëheqjen e shumë drejtorëve në bashkinë e Vlorës.
Rama më herët lajmëroi se do të zhvillonte takim në bashkinë e dytë më të madhe të vendit, si dhe në Fier qarkun nga i cili në zgjedhjet e 11 majit siguroi plot 12 mandate./abc lajme