Tuberkulozi është sëmundje infektive bakteriale e cila shkaktohet nga bacile të gjinisë Mycobacterium dhe prek të gjitha kafshët shtëpiake. Kjo sëmundje është zoonozë për njeriun dhe si burim infeksioni për kafshët dhe njerëzit, shërbejnë kafshët e prekura gjithashtu edhe mungesa e praktikave të mira të higjienës gjatë përpunimit të qumështit.

Burim tjetër infeksioni janë prodhime të kafshëve të sëmura, bimët foragjere, shtresat dhe objektet e tjera të ndotura nga kafshët e sëmura, si dhe kushtet e papërshtatshme të stallës, si lagështia, mungesa e dritës, papastërtitë në stallë, të ftohtit, etj., faktorë të cilët ndikojnë negativisht në organizmin e kafshës.

yacht hotel sarande

Për të bërë zbulimin e Tuberkulozit në kafshë, bëhet testi intradermal me alergenin e Tuberkulinës në rajonin cervikal, praktikë e cila ndiqet prej vitesh si pjesë e programit të profilaksisë shtetërore në mënyrë që të mbrohet konsumatori duke patur tufa të shëndetshme.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë merr pjesë në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve, duke kryer kontrollin e alergenit të Tuberkulinës.
#ISUV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu