
Tubat plastike që do të përdoreshin për të marrë ujë nga këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave janë përfshirë nga zjarri.
Flakët që përfshinë tubat e ujit janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar të gjithë zonën me shtëllunga të zeza tymi.
Në vendngjarje shkuan 3 mjete zjarrfikës dhe një autobot duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Raportohet se tubat u përfshinë nga zjarri gjatë saldimit dhe janë rreth 150 metra tuba me diametër 1.5 metra të shkrumbuar totalisht.