
Trupi i pajetë i Miklovan Dakajt u raportua se u gjet ditën e djeshme nga autoritetet në Marbella të Spanjës, ndërsa prej kohësh ai ishte shpallur i zhdukur dhe kërkohej nga familja e tij.
Mësohet se pas gjetjes së trupit, që besohet se i përket Dakajt, autorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij.
Sipas asaj që ka raportuar gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, policia spanjolle ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Dakajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.
Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare.
“Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.
Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me rastin”, thuhet në artikullin e “Costablancadaily” ditën e djeshme.