Presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu për pak kohë negociatat e sotme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë në Zyrën Ovale, për t’i bërë një telefonatë Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas një zyrtari europian, biseda mes Trump dhe Putinit u zhvillua pa praninë e liderëve të tjerë, ndërsa menjëherë pas saj takimi në Shtëpinë e Bardhë rifilloi në formatin “vetëm liderë”.

Më herët, Trump theksoi se në qendër të diskutimeve janë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mundësia e koncesioneve territoriale, duke lënë të hapur mundësinë për një takim trepalësh mes tij, Zelenskyt dhe Putinit.

Nga ana tjetër, Zelensky dënoi ashpër sulmet e fundit të Rusisë, ku mbetën të vrarë të paktën 10 persona, duke nënvizuar se këto goditje synojnë të minojnë përpjekjet diplomatike dhe tregojnë pse Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie.

Negociatat në Uashington po vijojnë me intensitet, ndërsa vëmendja është e përqendruar te hapat e ardhshëm pas telefonatës Trump–Putin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu