
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në “rajonet e duhura”, në përgjigje të komenteve të forta të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, të cilat i cilësoi si “shumë provokuese”.
Tensionet u përshkallëzuan të hënën, kur Medvedev akuzoi Trump-in se po luan një “lojë ultimatumi” dhe i kujtoi se Rusia ende zotëron kapacitete të goditjeve bërthamore të mbetura nga epoka sovjetike. Kjo deklaratë erdhi pasi Trump i bëri thirrje Medvedevit “t’i zgjedhë me kujdes fjalët”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Trump shkroi se veproi “për çdo rast, nëse këto deklarata të pamatura dhe nxitëse janë më shumë se thjesht fjalë”.
Ky zhvillim vjen mes një klime të acaruar ndërkombëtare, me shqetësime të reja mbi sigurinë globale dhe stabilitetin në raportet SHBA–Rusi.