Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një vendim surprizë që rrezikon të përshkallëzojë tensionet tregtare me Evropën, duke njoftuar vendosjen e tarifave 10% ndaj Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe disa vendeve të tjera evropiane, për shkak të mosmarrëveshjes mbi Groenlandën.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se tarifat do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti dhe do të aplikohen për të gjitha mallrat e eksportuara drejt SHBA-së, derisa – sipas tij – të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Groenlandën” nga Shtetet e Bashkuara.

Lista e vendeve të prekura përfshin Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën. Trump ka paralajmëruar se nga 1 qershori tarifat mund të rriten deri në 25%, nëse nuk ka progres në negociata.

Presidenti amerikan argumenton se Groenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke pretenduar se nëse Uashingtoni nuk vepron, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin e Rusisë ose Kinës. Ai ka theksuar se do të përdorë të gjitha mjetet politike dhe ekonomike për të arritur objektivin e tij.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Evropë, ndërsa liderë politikë kanë paralajmëruar se tarifat do të rrisin kostot për bizneset dhe konsumatorët, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu