Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të dalë sot me një deklaratë të cilësuar si “e rëndësishme”, në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Lajmi vjen pasi Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “pajisje shumë të sofistikuara” ushtarake në ndihmë të forcave ukrainase, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Kjo lëvizje sinjalizon një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e presidentit amerikan, i cili më parë ka qenë më i rezervuar ndaj kritikës ndaj Rusisë, por së fundmi është shprehur i zemëruar me presidentin Putin dhe i vendosur të ndihmojë Ukrainën të përballet me agresionin rus. Deklarata e Trump pritet të pasojë takimin që ai do të zhvillojë sot në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu