
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se do të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës, duke nisur nga dita e marta, nëse Pekini nuk tërheq tarifat hakmarrëse prej 34% ndaj SHBA-së.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Presidenti Trump, thotë se tarifat shtesë për Pekinin do të ishin 50%.
Ndërkohë, kujtojmë se Kina njoftoi të premten se do të vendoste tarifa të tilla ndaj Uashingtonit pasi Shtëpia e Bardhë tha se nga 9 Prilli do të vendoste taksa 34% për të gjitha mallrat nga Pekini.
Tarifat e Trump kanë tronditur tregjet ku tashmë kanë filluar të jepen efektet e para./tvklan