A do t’i jepni Italisë një pushim për tarifat? Më pëlqen shumë Meloni, të shohim çfarë do të ndodhë!”. Kështu i është përgjigjur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pyetjes së korrespondentes së Mediaset, Maria Luisa Rossi Hawkins.
Dhe që Giorgia Meloni është “kanali i komunikimit” midis BE-së dhe Donald Trump, vërtetohet nga një editorial i fundit në Financial Times me titull “BE po mbështet te Giorgia Meloni për të shmangur tarifat e Shtëpisë së Bardhë”. Meloni “ishte e vetmja lidere e BE-së e pranishme në inaugurimin e Trump, duke nënvizuar afërsinë e saj ideologjike dhe personale me të, disa javë pasi kishte darkuar me republikanin në Mar-a-Lago për të siguruar mbështetjen e tij për një shkëmbim të të burgosurve me Iranin”, shkruan. Amy Kazmin, autore e artikullit në gazetën autoritative britanike.