Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara nga shtetasit e 12 vendeve, duke përmendur si arsye “rreziqet për sigurinë kombëtare”.

Vendet e përfshira në ndalimin e plotë janë: Afganistani, Myanmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Përveç këtyre, qytetarët nga shtatë vende të tjera do të përballen me kufizime të pjesshme të udhëtimit. Këto vende janë: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë vendim si “masa me sens të përbashkët” për të mbrojtur amerikanët nga “aktorë të rrezikshëm të huaj”.

“Presidenti Trump po përmbush premtimin për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga individë të huaj që mund të përbëjnë kërcënim për vendin tonë,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson. Ajo shtoi se ndalimet janë “specifike për vendet që nuk kanë sisteme të mjaftueshme të verifikimit, kanë norma të larta të qëndrimeve të paligjshme ose nuk ndajnë të dhëna të identitetit apo të kërcënimeve me autoritetet amerikane.”

Ky është rasti i dytë që Trump firmos një ndalim udhëtimi për shtete të caktuara – i pari u miratua gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2017 dhe u njoh gjerësisht si “ndalimi për myslimanët”. Megjithëse hasi në sfida ligjore, Gjykata e Lartë e SHBA miratoi ligjshmërinë e tij.

Trump komentoi se ndalimi i parë “ndihmoi të parandalohej hyrja e kërcënimeve për sigurinë kombëtare në kufijtë tanë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu