Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, teksa në fokur të diskutimit ishte lufta në Ukrainë.

Njoftimin e ka bërë vetë Presidenti Trump në rrjetin social X, ku tha se telefonata zgjati 1 orë e 15 minuta.

Sulmet e fundit me drone të Ukrainës ndaj bazave ruse, ishin fokusi kryesor i bisedës.

“Diskutim i mirë, por nuk do të na çojë në paqe të menjëhershme”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Putin shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur fort sulmit të Ukrainës.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, Ukraina i shkatërroi Rusisë më shumë se 40 avionë bombardues.

Mes dy liderëve u diskutua edhe për programin bërthamor të Iranit, teksa Trump theksoi se “koha po mbaron për Teheranin”.

“I thashë Presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Mendoj se jemi dakord për këtë çështje”, tha Trump.

Sipas këtij të fundit, Presidenti rus shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në diskutime me Iranin./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu