Një pjesë e një ure të madhe, e përuruar së fundmi, u shemb të martën (11 nëntor) në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, përgjatë Autostradës Kombëtare 317, që lidh zonat e thella të vendit me Tibetin.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Sipas ‘Reuters’, policia në qytetin Maerkang kishte ndaluar hyrjen në Urën Hongqi 758 metra të gjatë të hënën pasdite, pasi u shfaqën çarje në shpatet dhe rrugët aty pranë dhe një shpat mali u pa duke lëvizur, sipas qeverisë lokale.

 

Ura e hyrjes dhe shtrati i rrugës u shembën, duke shkaktuar rrëshqitje toke. Pamjet e shembjes u bënë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

Ndërtimi i urës përfundoi në fillim të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu