Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” ku dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kani, 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./euronews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu