Tirana është sot në qendër të vëmendjes me organizimin e “Triathlon”, një event sportiv që bashkon notin, çiklizmin dhe vrapin në një garë të vetme. Aktiviteti po zhvillohet në zonën e Liqenit të Farkës, duke promovuar jo vetëm sportin, por edhe vlerat turistike të kësaj zone të bukur natyrore.

Qindra sportistë, profesionistë dhe amatorë, janë duke marrë pjesë në këtë garë që do të zgjasë deri në orën 13:00 të së dielës. Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia Bashkiake e Tiranës ka njoftuar një plan të posaçëm masash, me kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore dhe ndryshime të përkohshme në itineraret e transportit urban.

Rrugët që do të jenë të bllokuara për qarkullim:

  • Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
  • Rruga e Daxhit (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
  • Rruga Diga e Liqenit (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
  • Rruga Panorama e Liqenit (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
  • Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)

Itinerare alternative për qarkullim më të lehtësuar:

  • Rrethi i Freskut ➝ Unaza Perëndimore në drejtim të Elbasanit
  • Unaza Perëndimore ➝ Rrethi i Freskut (Dajt)
  • Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)

Ndryshimet në linjat e transportit urban:

  • Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
  • Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
  • Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
  • Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
  • Linja 9 ➝ devijon në Qendër
  • Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
  • Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
  • Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht

🚨 Shënim: Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht gjatë gjithë kohës.

Ky aktivitet pritet të sjellë një atmosferë sportive dhe festive në kryeqytet, duke e kthyer Tiranën në një arenë të hapur për sport dhe turizëm. 🏃‍♂️🚴‍♀️🏊‍♀️

#Tirana #Triathlon #EventSportiv #Trafik #TransportUrban #LiqeniFarkës #Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu