Aktualisht zona e Kunes ne Shengjin eshte pa energji elektrike. Kjo situate vijon prej tre ditesh dhe nuk ka asnje njoftim per arsyet apo kohen e mungeses se energjise. Nje dite me pare biznesi ne Kune te Shengjinit pati me shume se 10 ore mungese energjie dhe OSSHEE nuk ka dhene asnje shpjegim dhe nuk ka derguar grupe ne terren per te ndryshuar situaten.

Edhe diten e sotme ka mungese energjie duke filluar nga ora 9:00 e mengjesit duke vene ne veshtersi bizneset, ne diten me te nxehte te ketij muaji, kur temperaturar shenojne mbi 38 grade. Pavarsisht se jemi ne nisjen e pikut te sezonit, drejtuesit e OSSHEE ne Lezhe, jane fiksuar per te qendruar ne freskun e kondicionerit dhe duke harruar se jane aty per te sherbyer dhe zgjidhur problemet.

yacht hotel sarande

Ishte deklaruar se Shengjini ne teresi nuk do te kishte probleme ne furnizimin me energji, por ne terren situata eshte krejt tjeter. Kjo eshte deshmi qe ata qe e kane detyrim te jene ne krye te detyres per te ndikuar ne shmangien e situata te tilla, behen pale duke mos vepruar se pari per te informuar e se dyti per te zgjidhur problemet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu