NGA DORIAN SADIKU – President i Unionit të Biznesit Farmaceutik; President i Bordit të Menaxhimit në Delta Pharma

PharmaHorizon 2025 është një konferencë që bashkon aktorët kryesorë të industrisë farmaceutike në Shqipëri dhe një platformë e mekanizëm efikas për në tentativën për ndryshim, për të bërë më mirë atë që është bërë keq dhe për të bërë edhe më mire, çfarë është bërë në mënyrën e duhur duke realizuar synimin tonë themelor, përmirësimin e furnizimit me medikamente të popullatës shqiptare. Ajo është gjithashtu dhe një arenë debati për të shpalosur shqetësimet e gjithë aktorëve të fushës që përfshijnë autoritetet zyrtare të mjekësisë të qeverisë shqiptare, spitalet, farmacitë, industrinë farmaceutike e deri dhe qytetarin, përfitues fundor të kësaj skeme.

yacht hotel sarande

Kjo është një përpjekje, një betejë e cila ka nevojë për të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, ku dështimi është i të gjithëve dhe suksesi nuk mund të jetë kurrsesi pronë e njërës hallkë e ngritur mbi dështimin e hallkës tjetër.

Sfidat në shëndetësi janë komplekse. Ato vijnë si rezultat kryesor i gërshetimit të dy faktorëve: varfërisë relative të vendit të kushtëzuar nga një treg i kufizuar dhe nga deformimet në menaxhim. Në fakt, edhe e kundërta, vende të pasura e tregje gjigante apo edhe me menaxhim që për ne mund të duket në kufinjtë e të përkryerës, ndeshen me vështirësi të pafundme e sfida të jashtëzakonshme.

 

Ne kemi në dorë, dhe unë besoj se kemi tashmë edhe përvojën, edhe traditën, edhe motivimin e duhur që të bëjmë më shumë dhe më mirë në kushtet tona.

Për sa i përket industrisë farmaceutike besoj se është i dallueshëm qartë përkushtimi për një treg funksional e për të afruar zgjidhje me kosto të arsyeshme, por kjo mund të arrihet vetëm në një mjedis që nxit dialogun dhe respektin e ndërsjellë mes të gjithë aktorëve: publik, privat dhe gjithë shoqërisë.

Edhe pse është bërë shumë, sërish ka nevojë për të bërë shumë më shumë dhe ka një sërë problematikash që duhen trajtuar, zgjidhja në harmoninë e të cilave, janë kusht i domosdoshëm për përmirësimin e situatës.

E para, ka të bëjë me respektimin e afateve kohore. Afatet kohore janë jetike për planifikimin e bizneseve dhe për sigurimin e disponueshmërisë së barnave. Një treg i kufizuar si Shqipëria është tmerrësisht e vështirë që të bëhet tërheqës për kompanitë prodhuese farmaceutike. Përballë tyre ne mund të fitojmë kredibilitet vetëm duke afruar besueshmëri, siguri e profesionalizëm.

E dyta, varësia nga sistemi i prokurimeve. Eshtë i njëjti sistem prokurimi si për një rrugë që ndërtohet, si për furnizimin me barna të spitalit onkologjik, fjala vjen. Ndërtimi i rrugës mund të vonohet edhe me disa muaj, kurse një ditë vonesë në furnizimi me barna mund të jetë fatal për jetë njerëzore. Barnat nuk janë mallra të zakonshme. Trajtimi i tyre si mall i zakonshëm duke u mbështetur vetëm te sistemi i prokurimeve, duke u tmerruar nga mbikqyrja e domosdoshme e KLSH-së, thjeshtëzon një çështje shumë komplekse. Duhen gjetur mënyra më efektive për menaxhimin e nevojave për barna.

E treta, politikat e qëndrueshme të çmimeve: Ulja e përhershme e çmimeve të barnave nuk është zgjidhje universale për të përmirësuar aksesin në to. Nevojiten qasje të balancuara që sigurojnë njëkohësisht përballueshmërinë për pacientët dhe qëndrueshmërinë për bizneset për të investuar në inovacion dhe cilësi.

Shëndetësia është një nga çështjet më të ndjeshme për opinionin publik. Ka nevojë të padiskutueshme për të pasur një qasje me shumë më shumë ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Përdorimi i shëndetësisë si mjet në betejat politike minon jo vetëm besimin, por edhe progresin. Prandaj diskutimet publike mbi çështjetshëndetësore duhet gjithmonë të respektojnë dinjitetin e temës, pasi ato prekin jetën dhe mirëqenien e njerëzve tanë.

Dikush apo shumëkush mund të mendojë ndryshe, por një debat i gjerë dhe serioz publik I profesionistëve mbi këtë temë duke ngushtuar kështu dhe hapësirat e diletantëve dhe cinikëve, është një hap i duhur në drejtimin e duhur. Sot, aktorët e industrisë farmaceutike kanë pësuar një evolucion të dukshëm. Ata sot nuk janë ata që kanë qenë dje. Sot kjo industri ka sipërmarrje të maturuara, moderne jo thjesht në infrastrukturë, por me shërbime dhe ekspertizë 360 gradë në industrinë farmaceutike. Një gjë e tillë pasqyrohet në shërbimit më të mirë ndaj qytetarit, por që sërish është larg ambicjes, por dhe kapaciteteve tona për ta bërë atë edhe më të mirë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu