Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në qendër të Los Angelosit në SHBA. Shkak janë bërë bastisjet federale për emigrantët e paligjshëm që solli edhe dhjetëra të ndaluar.

Policë me helmeta dhe pajisje për trazira u përleshën dje, në mbrëmje me protestuesit, siç shihet edhe në këto pamje.

 

Në fillim të përleshjes, disa protestues hodhën copa betoni drejt oficerëve, dhe policia u përgjigj duke qëlluar me breshëri gazi lotsjellës dhe sprej me piper.

Agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së bastisën disa vende, duke arrestuar disa persona, në zbatim të urdhrit të Presidentit Donald Trump kundër imigracionit të paligjshëm.

Presidenti republikan është zotuar të arrestojë dhe deportojë emigrantë pa dokumente në numër rekord./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu