
Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë të hënë, në komunën Vernio pranë Pratos, Itali.
Një punëtor shqiptar, 56-vjeç, humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në fshatin Mercatale.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti.
Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë mjekët, por fatkeqësisht 56-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Prokuroria Publike e Pratos ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit.
Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë. /vizionplus