
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burime për News 24 bëjnë me dije se viktima është 35-vjeçari Ylli Xhaferri.
Ai ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhe e Madhe në Krujë, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por për fat të keq pa shenja jete.
Nuk dihen ende rrethanat se si 35-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 35 vjeçari është baba i 3 fëmijëve.