
Kanë ndërruar jetë edhe 2 anëtarët e tjerë të grupit DNK që performonin natën e tragjedisë.
Sipas mediave në vend pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.
Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov – Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.
Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin “Telma” se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit – beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov./shqiptarja