Maqedoni e Veriut-59-të të rinjtë që humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë lokalin e natës ‘Pulse’, Maqedoni e Veriut do të përcillen sot në banesën e fundit.

Ceremonia e varrimit në Koçan do të mbahet në orën 12:00 dhe me të cilën do të udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopi Stefan.

Në portën hyrëse te varrezat do të qëndrojnë priftërinj nga Koçani, prindërit dhe të afërmit e tyre. Ndërkohë priten që në ceremoninë mortore të pranishëm të jenë edhe qytetarë të tjerë.

“Pas ceremonisë së varrimit, por edhe në ditët në vijim, të gjithë qytetarët e pikëlluar gradualisht, një nga një, do të mund të shkojnë në vendpushimet e përjetshme të viktimave, të luten për shpirtrat e tyre, të vendosin lule dhe të ndezin qiri”, bëri thirrje sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Sot ceremoni varrimi do të mbahen edhe në Shtip, Obleshevë dhe Shkup, shkruan Alsat.mk.

Tragjedia e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas, të cilët gjithashtu ndërruan jetë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se 64 pacientë janë duke u mjekuar në institucionet publike shëndetësore në vend, dhe janë në gjendje relativisht të qëndrueshme, ndërsa 13 të tjerë janë duke u mjekuar në spitale private dhe 101 pacientë po mjekohen jashtë vendit.

Që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu