Presidenti amerikan, Donald Trump të enjten pretendoi, pa ofruar prova, se iniciativat për diversitet, barazi dhe përfshirje për kontrolluesit e trafikut ajror në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) – nën presidentët demokratë – ishin pjesërisht përgjegjëse për përplasjen tragjike mes aeroplanit dhe helikopterit në Uashington.

yacht hotel sarande

Aksidenti ajror ndodhi kur një aeroplan pasagjerësh i American Airlines, që po afrohej në Aeroportin Kombëtar Reagan në Uashington, u përplas me një helikopter Black Hawk të Ushtrisë së SHBA-së gjatë një fluturimi stërvitor.

“Unë e vë sigurinë në vend të parë, Obama, Biden dhe demokratët e vendosën politikën në vend të parë, dhe ata e vendosën politikën në një nivel që askush nuk e kishte parë më parë”, tha Trump për gazetarët në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar politikave, edhe pse hetimi për atë që ndodhi sapo kishte filluar, shkruan newyorktimes.

Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit
Lexo po ashtu
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit
Ky është aksidenti i parë i madh ajror komercial në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2009, kur 50 njerëz humbën jetën pas një aksidenti ajror gjatë uljes pranë Aeroportit Ndërkombëtar Buffalo Niagara.

Kur u pyet se si mund të arrinte në përfundimin se politikat e diversitetit të FAA kishin diçka të bënin me aksidentin, ai tha se “sepse kam mendje të zakonshme, okej, dhe fatkeqësisht shumë njerëz nuk e kanë atë”.

Ndryshe, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po kryen një hetim rreth aksidentit ajror. /Telegrafi/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu