Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në lagjen “Pavarësia 3”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, i mituri ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij në momentin e incidentit.

Për pasojë të rënies, fëmija ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e saj.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar si ka ndodhur rënia e fëmijës, ndërsa rasti konsiderohet paraprakisht aksidental.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu