Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 10 mars në Milano.

Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar humbi jetën.

Sipas policisë, burri po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.

Policia italiane po heton për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu