Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cesiomaggiore, provinca e Belluno-s në veri të Italisë, ku një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas shembjes së një shkëmbi, në një tentativë për të bërë një selfie.

Ngjarja ndodhi në zonën e Busche, pranë brigjeve të lumit Piave, ku tre vajza, të gjitha rreth të njëjtës moshë, ishin ngjitur në një kodrinë me gurë, për të realizuar një foto.

Sipas raportimeve të medias italiane TGCOM24, një pjesë e shkëmbit mbi të cilin ndodheshin vajzat është shkëputur dhe ka rrëshqitur, duke shkaktuar rënien fatale të njërës prej tyre. Ajo ka përfunduar e shtypur nga një masiv guri dhe ka ndërruar jetë në vend.

Një vajzë tjetër ka mbetur e plagosur, ndërsa e treta ka shpëtuar pa lëndime.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për hetime dhe për të mbështetur familjet e vajzave.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen mbi rrezikun e “selfie-ve ekstreme” në zona të rrezikshme natyrore, veçanërisht mes të rinjve që shpesh neglizhojnë masat e sigurisë për hir të një fotografie.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu