
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelfiorentino të Firences, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja teksa po ushqente qenin e tij në oborrin e shtëpisë.
Sipas mediave italiane, rrufeja ka goditur fillimisht një tel hekuri të përdorur për tharjen e rrobave dhe më pas ka kaluar te një enë metalike ushqimi, duke prekur edhe të zotin e shtëpisë. Viktima u gjet i shtrirë në tokë nga një fqinje, e cila dha alarmin.
Mjeku ligjor ka konstatuar një shenjë goditjeje të rrufesë në trup por mungesa e shenjës së daljes ka shtuar dyshime, duke bërë që prokuroria të urdhërojë autopsinë.
Vetëm pak ditë më parë, në Arezzo, një tjetër burrë u plagos lehtë nga një rrufe teksa kërkonte macen e tij gjatë një stuhie, duke i shpëtuar tragjedisë.