Divjakë, 20 Korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Divjakë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa po punonte në një tokë bujqësore.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi M. M., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar fatalisht pasi mjeti bujqësor me të cilin po punonte është përmbysur. Si pasojë e këtij incidenti tragjik, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u bëjnë apel fermerëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të pajisjeve bujqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu