
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik që përfshiu një balonë ajri të nxehtë në rajonin jugor të Brazilit, në shtetin Santa Catarina.
Ngjarja ndodhi të shtunën në zonën e Praia Grande, ku një balonë ajri që transportonte 22 persona u rrëzua në rrethana ende të paqarta. Guvernatori lokal Jorginho Mello deklaroi se ekipi i shpëtimit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar deri tani tetë viktima dhe dy të mbijetuar.
“Jemi të gjithë të tronditur nga ky incident tragjik,” tha guvernatori, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.