
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vasilyevo, Rusi, ku një vajzë vetëm 5-vjeçare dyshohet se ka hedhur nga dritarja e katit të katërt motrën e saj të porsalindur, vetëm 21 ditëshe, duke shkaktuar vdekjen e saj të menjëhershme.
Sipas hetimeve, në momentin tragjik nëna kishte lënë vajzën dhe foshnjën vetëm në shtëpi, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej në punë.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan se kanë dëgjuar vajzën e vogël të bërtiste nga dritarja, dhe më pas kanë parë trupin e foshnjës të shtrirë pa ndjenja në tokë.
Një kalimtar tha se “gjunjët na u drodhën nga ajo pamje e tmerrshme”.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por mjekët konfirmuan vdekjen e foshnjës në vendngjarje, pasi ajo kishte rënë mbi beton nga një lartësi prej rreth 12 metrash.
Komiteti Hetimor Rus njoftoi se është hapur një hetim penal lidhur me ngjarjen, ndërsa po shqyrtohet mundësia që nëna të përballet me ndjekje penale dhe dënim me burg për braktisje të fëmijëve dhe neglizhencë.
Hetuesit po analizojnë gjithashtu nëse vajza 5-vjeçare ka vepruar nga xhelozia ndaj foshnjës së sapoardhur në familje.
Një raport tjetër pohon se nëna ishte duke vizituar një shoqe në momentin e ngjarjes, duke lënë fëmijët vetëm në banesë.




