
Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti i linjes Brindisi Vlore , pasi ka mbërritur rreth orës shtatë të mëngjesit në gjirin e Vlorës, nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës.
Nga ora 07:00 trageti vijon të qëndrojë në radë, pra në det të hapur, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike ose uljen e fuqisë së detit./oranews







