Në Teatrin e Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku po ndahen çmimet më prestigjioze për vitin futbollistik 2025.

Gjatë kësaj mbrëmjeje po vlerësohen talentet më të spikatura për djem dhe vajza, golashënuesit më të mirë, trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit, si edhe fituesit e çmimit “Topi i Artë” për futbollin e meshkujve dhe të femrave. Po ashtu, do të akordohen edhe dy trofe të veçantë për futbollistët e Kombëtares shqiptare: “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Momentet kryesore të mbrëmjes gala

Çmimi “Këpuca e Artë” për djem u dhurua nga Esteban Cambiasso dhe e mori Bekim Balaj.

Çmimi “Këpuca e Artë” për femra u dorëzua nga Ervin Skela dhe e mori Megi Doçi.

Çmimi “Talenti i Vitit” për djem shkoi për Fabjan Përndrecën, futbollist i Bylisit dhe Kombëtares U21.

Çmimi “Talenti i Vitit” për femra u dhurua nga ish-futbollisti Foto Strakosha dhe e mori Ambra Reshiti.

Mbrëmja gala vijon me ndarjen e çmimeve të tjera prestigjioze dhe momente festive që vlerësojnë kontributin dhe sukseset e futbollit shqiptar gjatë vitit 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu