
Real-i i Madridit do të bojkotojë edhe këtë vit ceremoninë e “Topit të Artë”, e cila do të mbahet në Paris më 22 shtator. Sipas medieve spanjolle sulmuesi francez, Mbappé, në fund të ndeshjes në Marsejë ka deklaruar se nuk do të jetë në ceremoni.
“Për të fituar ‘Torpin e Artë’ duhet që të fitosh tituj në fillim dhe unë këtë vit do të bëj gjithçka për të ndihmuar Real-in që të fitojë trofe dhe më pas do të shikojmë nëse do të jem një kandidat për këtë çmim”, tha Mbappé.
Mes të tjerash sulmuesi i ekipit spanjoll pranoi se do të gëzohej nëse çmimi këtë sezon do t’i shkonte një lojtari të kombëtares franceze. “Do të isha i lumtur nëse këtë vit do të vlerësohej Ousmane Dembélé. Ai është shoku im dhe do të qëndroj përpara televizorit dhe do të pres që të nderohet me këtë çmim”, tha sulmuesi i Real-it./Tema