Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Presidencë, Toni Gogu është betuar si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, pjesë e kabinetit të ri qeveritar me vizionin “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”.

“Është një nder dhe privilegj të shërbej në këtë kabinet me mision historik. Shqipëria Europiane nuk është më një stacion i largët, por një destinacion shumë më i afërt se ndonjëherë më parë. Është fitorja e gjeneratës sonë, e ardhmja e fëmijëve tanë dhe ëndrra e brezave të tërë,” – u shprehet Z.Gogu në një postim në rrjete sociale pas betimit.

Z.Gogu theksoi përkushtimin për të qenë “një shërbëtor publik i papërtuar” përballë sfidave që ka vendi.

“Në çdo ditë të kësaj detyre unë do të jem një shërbëtor publik i papërtuar dhe i vendosur për të adresuar bashkë me skuadrën tonë qeverisëse e parlamentare të gjitha sfidat që ka vendi e pashmangshmërisht do t’i bindem i ligjit. Na priftë e mbara!”

Toni Gogu, jurist me një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në hartimin e politikave ligjore që lidhen me transparencën, konfliktin e interesit dhe qeverisjen e mirë, rikthehet në kabinetin qeveritar pasi më herët ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Drejtësisë. Ai ka qenë deputet i Qarkut të Tiranës në legjislaturën e X të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa në karrierën e tij ka qenë i angazhuar në disa procese reformuese që synojnë forcimin e integritetit dhe efikasitetit të funksioneve publike.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu