Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, u paraqit në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne [24 Shkurt]. Për rreth 1 orë e gjysmë ai dha dëshminë e tij në lidhje me një çështje për krimet zgjedhore.

Doshi u shpreh për gazetarët se ishte i ftuar nga prokurorët si person me dijeni. Ai tha se gjatë kohës kur janë zhvilluar zgjedhjet në Rrogozhinë është takuar me një person që ishte nën përgjim.

“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, u shpreh Doshi.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për SPAK dhe nëse do votonte shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. Ai u shpreh se nuk do ta bënte asnjëherë diçka të tillë dhe deputetët e PSD-së do ta mbështesin SPAK.

“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot në parlament, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, u shpreh Doshi./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu