Kuvendi i Shqipërisë çeli sot legjislaturën e re me seancën e parë plenare, ku u zhvillua verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, betimi i tyre dhe u hodhën hapat e parë drejt zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Gjatë seancës, kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

“Pranë komisionit janë depozituar edhe dy shkresa, për heqjen dorë nga mandati i deputetit të deputetit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Kuvendi në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ për krijimin e vakancës.

Komisioni i Mandateve administroi listën emërore të deputetëve si dhe dy shkresat e depozituara.

Në përfundim të këtij verifikimi rezulton se nuk u gjetën raste të pavlefshmërisë së mandateve”, tha ajo.

Tom Doshi hoqi dorë nga mandati që në korrik./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu