
Temperatura mesatare e ajrit në janar 2025 ishte 13,23°C, që është mbi nivelet paraindustriale. Ky shënon muajin e 18-të në 19 muajt e fundit në të cilin temperatura mesatare globale ka tejkaluar nivelet paraindustriale, sipas raportit të C3S.
Pragu 1.5°C për ndryshimin e klimës vjen nga Marrëveshja e Parisit, bazuar në dekada konsensusi dhe studimesh shkencore. Sipas marrëveshjes, liderët globalë u angazhuan të kufizojnë ngrohjen nën 2°C dhe të përpiqen për 1.5°C mbi nivelet paraindustriale për të zbutur rreziqet klimatike.
Temperaturat ishin mbi mesataren në të gjithë Antarktidën, Kanadanë veriperëndimore, Alaskën dhe Siberinë, si dhe Evropën Jugore dhe Lindore, Amerikën Jugore, Afrikë dhe pjesën më të madhe të Australisë.
Janari solli gjithashtu kushte më të lagështa se mesatarja në Evropën Perëndimore, Kanada, Alaskë, Australi dhe Brazil, ndërsa kushte më të thata se mesatarja u vunë re në SHBA-në jugperëndimore dhe në veri të Meksikës, në Angli dhe Irlandën veriore, Spanjën lindore, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Kinën lindore dhe Amerikën Jugore, Australi, Afrikë dhe Afrikë Jugore./CNA