
Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për përdoruesit e këtyre formave të transportit. Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, i cili u përfshi në një aksident me një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë.
Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në një nga zonat e banuara të kryeqytetit. Si pasojë e përplasjes, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndaj drejtuesit të automjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një mjet përplas të rinj që lëvizin me monopatina.