Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili plagosi me mjet prerës bashkëjetuesen e tij për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Besim Alla”, ku pas një konflikti në banesë, shtetasi F. C. goditi me thikë partneren e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Forcat policore ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e mjetit prerës të përdorur në ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu