Një ngjarje e rëndë është shënuar më 16 korrik 2025 në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, në parkimin e pallatit ku banonte, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Trupi i të ndjerit është konstatuar nga familjarët.

Nga këqyrja e jashtme paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore pritet të ndihmojnë në sqarimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu