
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Daily Rent”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Operacioni u organizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas një pune intensive hetimore.
Gjatë ndërhyrjes u arrestuan në flagrancë dy shtetas brazilianë:
- A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
- G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë: R. P., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.
View this post on Instagram
Hetimet kanë treguar se shtetasi A. M. shfrytëzonte G. C. për prostitucion në ambiente që merrte me qira ditore, ndërsa gjatë kontrollit në një banesë në bulevardin “Zogu i Parë”, u konstatuan 24-vjeçarja dhe dy të proceduarit e tjerë.
Nga veprimet hetimore u sekuestrua edhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti i prostitucionit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.