
Pas disa javësh hetime intensive dhe përdorimi të metodave speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan megaoperacionin “Muzeu i errët”.
Si rezultat i operacionit u identifikuan tre pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonte në Shqipëri vepra arti të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës. Nga tre të dyshuarit:
- Dy janë arrestuar: A. H., 20 vjeç, dhe I. Gj., 30 vjeç
- Një është shpallur në kërkim: J. H., 42 vjeç
Dy të arrestuarit jetonin në Kamzë dhe janë babë e bir.
View this post on Instagram
Sekuestrimet:
Në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan qindra objekte me vlera historike dhe kulturore, përfshirë:
- 31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme
- 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti
- 6 piktura të autorëve të huaj
- 411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme
- Një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925
- Objete të tjera artistike dhe historike, si një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative
Po ashtu, u sekuestruan dy automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave dhe dy celularë.
Nga hetimet rezulton se shtetasi I. Gj. siguronte objektet, të cilat më pas trafikoheshin me qëllim shitjen në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin.
Punon policia për kapjen e shtetasit J. H., si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
            
 
	