Një edukatore është shpallur në kërkim pas denoncimit të prindërve të një djali të mitur pasi ata thonë se e ka dhunuar në mjediset e kopsjtit “Gledis” në Astir, Tiranë. Edukatorja e shpallur në kërkim identifikohet me mrin Rudina Gërdani.
Kjo e fundit është në kërkim nga policia, ndërkohë që babai i të miturit tregon se po merr shumë kërcënime.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.