
Tiranë- Dështon protesta e paralajmëruar para Kryeministrisë.
Disa pronarë të lokaleve dhe restoranteve të kryeqytetit kishin paralajmëruar se këtë të premte do të mblidheshin përpara godinës së Qeverisë, për të kundërshtuar prishjen e bizneseve të tyre.
Megjithatë deri tani, nuk është paraqitur asnjë protestues.