Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervent”, duke identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes me dhunë të ndodhur një ditë më parë në një market në Yzberisht.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas veprimeve intensive hetimore, arrestuan në Rrugën e Qelqit shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, duke kanosur punonjësen e marketit me thikë. I arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Gjatë ngjarjes, punonjësja e marketit u dëmtua në dorë nga mjeti prerës, në përpjekje për të ndaluar autorin. Ajo mori ndihmën mjekësore të nevojshme dhe është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu