Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rojtaret”, duke arrestuar një 52-vjeçar të dyshuar si autor i një vjedhjeje të ndodhur më 24 tetor 2025, në rrugën “Musa Agolli”.

Sipas njoftimit zyrtar, 52-vjeçari P. Z. ka hyrë në një banesë gjatë kohës që aty nuk ndodheshin banorët dhe ka vjedhur 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë rreth 20 000 euro, të cilat ndodheshin në kasafortë.

Në bashkëpunim me D. B., 56 vjeç, të dy kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe janë koordinuar për të realizuar grabitjen. Pas krimit, 56-vjeçari dyshohet se ka larguar me automjet bashkëpunëtorin e tij nga vendngjarja dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe një armë zjarri pistoletë me leje.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të dyshuarit janë përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu