Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzikore mbushi Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku mbi 1400 artdashës shijuan dy koncerte të njëpasnjëshme kushtuar gjeniut të muzikës vjeneze, Johann Strauss, në 200-vjetorin e lindjes së tij.

Atmosfera festive e Vjenës u përcoll në zemër të Tiranës nga Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës, në kuadër të Javës Kulturore Austriake, organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë 🇦🇹.

Programi i koncertit solli një rrëfim të ndjerë që zbuloi anën poetike të krijimtarisë së Strauss-it, me vepra si “Wo die Zitronen blühn” dhe “Dorfschwalben aus Österreich” nga Josef Strauss. Në pjesën e dytë, skena u mbush me energjinë e polkës dhe ritmin magjik të valsit, duke kulmuar me “Tritsch-Tratsch-Polka” dhe kryeveprën “An der schönen blauen Donau”.

Një natë që e ktheu Tiranën në një copëz të Vjenës plot shkëlqim, finesë dhe muzikë të përjetshme, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit në emocion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu