Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit, ka anulluar edhe garën për Bashkinë e Tiranës.
Tre kandidatët e shpallur, Ogerta Manastirliu, Florian Binaj dhe Arlind Qori, duhet të pezullojnë takimet dhe angazhimet që kishin planifikuar, ndërsa ëndrra e tyre për të drejtuar Tiranën shtyhet për një “moment të dytë”.
Të paktën deri nëse Veliaj, në një surprizë altruiste, vendos të japë dorëheqjen, ose kryeministri Edi Rama gjen ndonjë formulë magjike për të realizuar zgjedhjet në kryeqytet.
Deri atëherë, ministrja, aktori dhe profesori duhet t’u rikthehen rutinave të tyre të mëparshme, me kujtime të shkurtra nga një përballje që nuk u zhvillua kurrë… dhe me shpresën e vogël se ndoshta një ditë do të ndodhë./VNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu