Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, duke e cilësuar këtë një vlerësim për transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit dhe kulturën shqiptare të bashkëjetesës.

Duke cituar Eqerem Çabejin, ai theksoi se zhvillimi i një kombi pasqyrohet në kryeqytetin e tij dhe Tirana, ndonëse një qytet i ri, po fiton një status të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Pas titujve të mëparshëm si Kryeqyteti Europian i Rinisë (2022), Sportit (2023) dhe Turizmit (2024), kjo njohje tregon progresin e vazhdueshëm të qytetit.

Rama njoftoi gjithashtu një projekt të ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara: Parkun e Besimit, një hapësirë që do të simbolizojë harmoninë fetare përmes bimëve dhe frutave të përmendura në librat e shenjtë.

Në përfundim, ai falënderoi ekipin e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë kontribuesit, duke theksuar se puna për një Tiranë më të mirë vazhdon.
“Ne jemi këtu për të bërë vetëm më të mirën.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu