Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur. Bardheblutë i kanë dhënë një leksion të mirëfilltë Partizanit duke e mposhtur me shifrat 3-0 dhe duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në luftën për mbijetesë.

Sfida ka folur gjatë gjithë ndeshjes për bardheblutë, të cilët kërkuan më me ngulm fitoren dhe kishin kontrollin e lojës. Ndaj edhe golat e shënuar në pjesën e parë nga Zharmuni ishin rrjedhojë logjike e asaj që po shfaqej në fushë, ku Partizani ishte inaktiv.

Gega bëri lëvizje në pushim dhe Partizani u ngjall. Por një gabim i Sembene dhe goli i tretë me penallti nga Ernest vulosën fatin e kësaj ndeshje, ku VAR-i nuk la të kuqtë as t’i gëzoheshin golit të flamurit.

TIRANA-PARTIZANI 3-0
19′, 41′ (p) Zharmuni, 69′ (p) Ernest

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Tiranës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Smaçi dhe Zharmuni lënë fushë e lojës, duke i bërë vend Haxhiut dhe Prengajt.

88’ Keko lëshon një gjuajtje nga distanca, Selmanit i shpëton topi i cili ndalet në rrjetë. Të kuqtë festojnë por Xhaja bën shenjë që goli nuk vlen për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)

bandicam 2025-04-07 21-49-34-157

85’ Mehmeti merr vendin e Taipit te Partizani, Ndërkohë Gjumsi dhe Bajroviç hyjnë në fushë në vend të Vera dhe Ndrecës në radhët e Tiranës.

84’ Zharmuni harkon nga e djathta në shtyllën e dytë për Ndrecën i cili gjuan me një lëvizje akrobatike, por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

81’ Xhaja i fal kartonin e dytë të verdhë Kotes pas një ndërhyrje ndaj Soler. (VIDEO)

80’ Vera depërton në krahun e djathtë, gjuajtja e tij ndalet nga Hoxha në shtyllën e parë. (VIDEO)

80’ Vera harkon nga e djathta në zonë, Hoxha mbërthen sferën.

73’ Zharmuni del në sulm dhe nga e djathta gjuan, por gjen përgjigjen e Hoxhës. (VIDEO)

72’ Vogli merr vendin e Ernest të dëmtuar.

69’ Ernest lë fushën e lojës menjëherë pas shënimit të golit, për shkak të një dëmtimi në shpatull.

69’ GOOOL TIRANA! Shënon Ernest me penallti (VIDEO).

67’ Sembene pason mbrapa në mënyrë të gabuar dhe i dhuron topin Ernest, i cili shmang Hoxhën por rrezohet nga ky i fundit. Xhaja bën shenjë nga pika e penalltisë. (VIDEO)

62’ Zeka mundohet me të majtën të gjuajë nga distanca, shënjestra është shumë e gabuar dhe nuk shkon pranë portës bardheblu.

61’ Vera nuk ia del të kontrollojë sferën pranë zonës së të kuqve dhe çon topin jashtë.

60‘ Kote mundohet të krijojë diçka në krahun e majtë, por sheh sferën që përfundon në rivënie fundore.

57’ Më aktiv Partizani në pjesën e dytë, duke qarkulluar topin por pa gjetur mundësinë të rrezikojë portën e Selmanit.

54’ Padstrelau i lë vendin në fushë Zekës në radhët e Partizanit.

52’ Smaçi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar kundërsulmin e Padstrelau. (VIDEO)

49’ Ernest niset në kundërsulm në të majtën, por pastaj vonohet dhe nuk gjen hapësirën të gjuajë në portë.

46’ Kote ndëshkohet shpejt me karton të verdhë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Partizani me Sembene dhe Eleke të cilët marrin vendin e Osmanllarit dhe Bintsuka.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Tiranës.

45’+3’ Zharmuni merr fundoren në të majtën, pason në qendër e më pas topi shkon te Smaçi i cili tenton nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Protesta të bardhebluve për një faull të Taipit ndaj Vera. Mesfushori i të kuqve ndëshkohet me karton të verdhë, por edhe Shkëmbi për protesta. (VIDEO)

43’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ GOOOL TIRANA! Shënon Zharmuni me penallti. (VIDEO)

39’ Penallti për Tiranën! Zharmuni nga e djathta hyn në zonë, pason në qendër por topi devijohet me dorë nga Ismaili. Gjyqtari Xhaja nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

37’ Bintsuka nga e djathta shmang Dembele, pason në qendër për Padstrelau por Vera i vëmendshëm largon sferën. (VIDEO)

36’ Një top i gjatë në thellësi për Padstrelau kontrollohet qetësisht Selmani.

33’ Padstrelau merr fundoren në të majtën, sfera largohet nga Kola. (VIDEO)

29’ Partizani e ka shumë të vështirë të krijojë aksione të rrezikshme sulmuese, ndërsa Tirana vazhdon të mbajë më shumë topin në këto minuta.

23’ Buxhelaj del në të majtën dhe pason në qendër, por mbrojtja bardheblu largon sferën.

22’ Gega reagon shpejt duke larguar Mintongon nga fusha, për të aktivizuar Koten.

19′ GOOOL TIRANA! Ndreca ekzekuton një goditje dënimi me Ndrecën i cili gjuan në mënyrë thuajse perfekte duke goditur traversën. Topi shkon te Zharmuni i cili me kokë gjuan dhe kalon në avantazh bardheblutë. (VIDEO)

17’ Aksioni i parë i mirë i bardhebluve, me Soler i cili merr një pasim nga Vera në të djathtën, por nuk ka shënjestrën për të goditur portën . (VIDEO)

16’ Janë thuajse vetëm bardheblutë që kanë kontrollin e topit, teksa Partizani largon sferën nga zona para Hoxhës.

12’ Qarkullim i gjatë i topit nga Tirana, në fund Smaçi nis një top të gjatë në të djathtën për Vera, i cili nuk arrin dhe sheh sferën të shkojë në fundore.

10’ Keko merr një goditje në fytyrë pa dashje ndërsa rrëzohej dhe ka nevojë të fashohet për t’u kthyer në fushë.

8’ Vera mbyll mirë Padstrelau i cili po i drejtohej zonës, ndërsa më pas Selmani largon topin.

4’ Probleme fizike për Përgjonin që në minutat e parë të sidës.

1’ Nis dueli në “Arena Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.

Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.

Trajner: Skënder Gega

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu